A jemi të rrezikuar nga varianti i ri i Covidit? Përgjigjen mjekët në Shqipëri
Varianti i ri i Covid-19, i cili për herë të parë u raportua në Britaninë e Madhe ka shtuar alarmin në Europë dhe gjithë botën për shkak të dhënave të pakta që dihen deri më tani për të, por nuk dihet nëse në vendin tonë është rrezik.

Sipas shefit të Urgjencës, Skënder Bratajt nuk është nevoja për panik. Mjeku, i ftuar tek "Open" tha se mutacione kanë ndodhur gjatë gjithë kohës, por transmetueshmëria e këtij të fundit është më e lartë se tek të tjerat.

"Duhet të kalojmë mesazhin se mutacionet kane qenë, janë dhe do jenë. Të tillë natyrë kanë viruset. Ka transmetueshmëri më të madhe ky lloj, përhapet më shpejtë, por jo që shkakton sëmundje të një formë më të rëndë. Mutacionet janë midis enzimave që lidhin virusin e qelizën, por ndryshimet e virusit duhen monitoruar. E dedektojmë dot ne? Jo, por nuk jemi të vetmit që nuk mundemi. Britania e ka sistemin e dedektimit, por ne jo."- u shpreh ai.

Të njëjtën gjë tha edhe mjekja Eugena Tomini. E pyetur mëngjesin e sotëm tek "Wake Up", epidemiologia tha se varianti i ri është "një lloj alarmi, por s'ka vend për panik. Ndër të tjera ajo tha se gjatë javës së fundit numri i pozitivitetit dhe të pacientëve të hospitalizuar ka rënë.

Përsa i përket variantit të ri të virusit- me 23 ndryshimet e tij - dihet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera të koronavirusit. Për momentin nuk ka prova se vaksinat e aprovuara nuk do të jenë efikase për varianin e ri.


Shtuar më 24/12/2020, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori