E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
“A je në rregull nga trutë?, del videoja e përplasjes së Ramës me gazetarët (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Edi Rama i ftuar në Opinion teksa diskutonte për Vettingun në poltikë, pasi një përplasje me gazetarët dhe analistët që kishte përballë.

Ai ngriti disa herë zërin duke shkaktuar një debat të nxehtë në studio.

Pjesë nga debati:

Rama: Lëreni gurin që ka hedhur Luli në lum dhe hajde flasim për diçka tjetër

Fevziu: Po pse keni frikë nga vetingu?

Rama: Frik nga cili veprim?

Fevziu: që të ketë një filtër ekstra më të fortë për të ndaluar lidhjet e politikanëve me krimin?

Rama: e para e punës, qëllimi i këtij guri të hedhur në lumë është pikërisht ky… që të ndërtohet kjo fabul që “unë s’kam frikë, ti ke frikë”. Ky nuk është vendim por palaçollët… nëse gjykatësit, vetingu thotë kontakte të papërshtatshme, ju e keni parë çfarë është, pra kontakti i papërshtatshëm me subjektin e tij, pra me subjektin e tij, që populli e paguan të gjykojë dhe ai devijon.

Fevziu: Po kur një deputet flet në telefonon me personin që e ka thirr prokuroria për çështjen tuaj?

Rama: Në momentin që deputeti flet në telefon dhe prokuroria e konsideron nul…

Robert Rakipllari: Deputeti duhet të mos shkojë më në parlament, por nuk shkon në burg, ky është dallimi

Rama: Ore je në vete nga trutë e kokës? E di çdo të thotë në telefon? Jeni në terezi ju apo jo? Nëse deputeti flet ne telefon, deputeti në radhë të parë e ka për detyre të flas ne telefon me të gjithë, por nëse deputeti i bën favore një personi të inkriminuar, deputeti shkon në burg…

Fevziu: Moralisht nuk mund të rrijë më në politikë…

Rama: Ore jeni në rregull ju apo jo? Ju po thoni rast thashethemet… a jeni në vete ju?

Fevziu: Po duhet të ketë një filtër moral more zoti kryeministër?

Rama: Çfarë filtër, filtër moral për çfarë flas unë?

Rakipllari: Filtër moral për rritjen e integritetit të përfaqësimin politik në Shqipëri…

Rama: Cilin integritet?

Rakipllari: Ju thatë se në grupin tuaj parlamentar ju nuk keni asnjë kriminel, e keni thënë publikisht. Dolën që ishin ata…

Rama: Kush ishte?

Rakipllari: Arben Ndoka….

Rama: Ai, i vetmi…

Rakipllari: Frroku, Prenga…Elvis Roshi… nuk janë kriminelë këta?

Rama: E para e punës… një minutë… Është turp..

Rakipllari: Keni dhënë garanci për këta persona… Ambasadori amerikan ju ka kërkuar mos ta kandidoni atë, ju e kandiduar.

Rama: A ka mundësi? Prit mo prit… A mbarove? Është turp për një gazetar…

Rakipllari: Si qenka turp për një gazetar? Është turp për mua dhe nuk është turp për ty që ke mbrojtur Elvis Roshin?!

Rama: është turp për nja gazetar që të thotë se Mark Frroku ishte anëtarë i PS….
Shtuar më 21/09/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori