A je gati për festën e Natës së Bardhë? Veliaj: Aurela Gaçe na pret të gjithëve te Sheshi Skënderbej
E kthyer tashmë në një traditë, “Nata e Bardhë” do të vijë edhe në këtë fund nëntori me plot surpriza dhe më e zjarrtë se kurrë më parë. Bashkia Tiranë ka menduar që edhe këtë vit për Festën e Çlirimit të vendit, më 29 nëntor, të organizojë një sërë aktivitetesh festive që revokojnë historinë e luftës kundër nazifashistëve dhe do të kurorëzohen me një mbrëmje fantastike në Sheshin “
Skënderbej” me rastin e “
Natës së Bardhë”.
E gjitha është konceptuar si një festë 24 -orëshe, ku të gjitha moshat do të kenë mundësi të gjejnë veten e tyre, për t'u mbyllur me spektaklin në Sheshin “
Skënderbej”, ku ngjyrave të Fshatit të Festave do t'u shtohen edhe ritmet e
muzikës.
Suksesin e premton këngëtarja e njohur e
muzikës së lehtë dhe asaj popullore shqiptare,
Aurela Gaçe. Lajmin e bën të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili nëpërmjet rrjeteve sociale. “A jeni gati për një festë të magjishme për Natën e Bardhë?
Aurela Gace na pret të gjithëve te Sheshi "
Skënderbej". Tag miqtë dhe mos mungo!”, shkruan Veliaj.
Krahas divës së
muzikës shqiptare në skenë do ngjitet edhe Melissa Magnaneli, këngëtarja e talentuar dhe me zë brilant që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin ndërkombëtar, Sanremo Junior 2012. Në skenë do ngjiten edhe këngëtarët Krenar Seiti, Xheisara etj.
Një vit më parë, Bashkia e Tiranës solli në Tiranë me rastin e
Natës së Bardhë këngëtaren e njohur britanike, Emeli Sande.
Shtuar më 25/11/2018,
ora 11:13