Ndiqni live ndeshjen Itali 2 - 0 Shqipëri (LIVE)
A iu "pre koka" e Tahirit për shkak të rivalitetit me Veliajn? Ja si përgjigjet kryebashkiaku
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ftuar sot në emisionin “Opinion” në TV Klan, ka folur edhe për marrëdhënien e tij me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe mbështetjen që ka Veliaj në PS.

Fevziu: A u pre koka e Saimir Tahirit për arsye të një rivaltieti me ju qe po perceptohej ne gjithë PS?

Veliaj: S’është aspak e vërtetë Tahiri ka bere një pune te shkëlqyer si ministër i Brendshëm, sot Shqipëria ka rend dhe shtet, dhe besoj qe bashke me Tahirin kemi një barre te madhe per t’i sjelle nje fitore spektakolare PS ne Tirane. Do maksimizojmë forcat për të punuar qe Tirana realisht te na japë një mbështetje.

Fevziu: Nuk kam parë ndonjë fytyrë më të trishtuar se ajo e zotit Tahiri në kohën që ju po i bënit disa elozhe Ditën e Verës në Pazarin e Ri.

Veliaj: Po abuzoni me truket kinematografike që janë të pavërteta.
Fevziu: Si janë raportet tuaja personale me zotin Tahiri?

Veliaj: Janë të jashtëzakonshme. Ne flasim përditë, kemi të dy një barrë që të koordinojmë punën e PS në Tiranë dhe mezi pres që të dy t’i sjellim fitoren PS në Tiranë.

Fevziu: A ka dy linja të ndryshme brenda në PS, njëra që ju mbështet më shumë ju dhe njëra që shkon në drejtim të kundërt?

Veliaj: Ka një linjë që mbështet Edi Ramën si një kryeministër i cili besoj e ka ndryshuar faqen Shqipërisë./albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 23:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}