Meta: T’i kthehen popullit 400 milionë eurot e vjedhura tek inceneratorët

Presidenti Ilir Meta ka ndarë në Facebook një video nga konferenca e një dite më parë për media.

Kreu i shtetit kërkon që t’i kthehen shqiptarëve 400 milionë eurot e vjedhura në aferën e inceneratorëve dhe u bën thirrje të arrestuarve të tregojnë kush ju dha garanci.

“T’i kthehen popullit shqiptar mbi 400 milion euro të vjedhura me aferën e inceneratorëve!

U bëj thirrje të arrestuarve të bëhen “të penduar” dhe të tregojnë se kush ju dha garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale”, shkuan Meta./albeu.com


Shtuar 10.04.2022 11:33