ZYRTARE/ Dejan Stankoviç merr drejtimin e ekipit të njohur të Serie A

 

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Sampdoria ka zyrtarizuar ish-mesfushorin e Lazios dhe Interit Dejan Stankovic si trajner të ri.

Serbi do të udhëheqë Sampi-n pas shkarkimit të Marco Giampaolo-s.

Stankovic ka thënë edhe fjalët e para të tij si trajner i ekipit të Serie A.

“Nuk bëj premtime, por krenaria, drejsa dhe angazhimi nuk do të mungojnë”, ka thënë serbi./albeu.com


Shtuar 6.10.2022 14:27