A është ministrja më e pasur e Ramës? Balluku: Varësja ime kushton 10 dollarë
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se buxheti i vitit 2021 anon nga ana e infrastrukturës, asaj rrugore, portuale dhe aviacion.

Gjatë intervistës në “Ilva Noë”, Balluku tha se buxheti i dikasterit që ajo drejton do të jetë 49 miliardë lekë, ndërkohë që kërkesa për fonde ka qenë 50% më shumë se sa kaq.

Etiketimit nga gazetarja si “ministrja më e pasur”, duke iu referuar faktit se është dikasteri që ka marrë pjesën e luanit nga buxheti i shtetit për vitin ardhshëm, znj. Balluku iu përgjigj duke thënë se personalish nuk është “e pasur”.

Ilva Tare: Duket ministrja më e pasur në qeveri…

Belinda Balluku: Kam përshtypjen që kjo nuk ka të bëjë me ministren e pasi e thënë kështu Ilva, ngjan pak keq dhe nuk na duan këto me “më të pasur, më..” se tani kanë marrë dhe varset që i blejmë 10 dollarë dhe na i kanë bërë 10 mijë euro. Kështu që ministrja nuk është e pasur dhe as do të jetë ndonjëherë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 21:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori