Basha bën me gjasme: Nuk qeverisim me "mavinë"
I ftuar në emisionin e mëngjesit në News 24, kryetari i opozitës Lulzim Basha i dha një përgjigje deputetit të PS-së Pandeli Majko, i cili ka thënë se “mavia është ngjyra që bashkon të kuqen me blunë”.

Basha tha se përgjigjia e tij është: Kategorikisht jo.

Bashkim Hoxha: Majko ka deklaruar se “mavia është ngjyra që bashkon të kuqen me blunë”, me gjuhën e simboleve ju do jeni bashkë pas zgjedhjeve? A iu bën zemra demokratëve të votojnë për ju duke e ditur se po votojnë për Edi Ramën?

Lulzim Basha: Përgjigjja është kategorikisht jo. Jo vetëm që demokratët nuk do votojnë Edi Ramën të dielën, por edhe socialistët nuk do votojnë Edi Ramën se nuk mbajti premtimet. Uli taksat vetëm për një grusht oligarkësh.

Është një kryeministër që vjen në fund të mandatit të tij me premtime të pambajtura. Jo se nuk kishte mundësinë por kishte prioritetet e gabuara.

Mua më pëlqen e bukura. Nuk kam asgjë kundër palmës dhe as kundër pllakave të reja, problemi është i thjeshtë: A mundet ta këpërdij unë si një ndër liderët kryesorë në vend që të harxhohen miliona dollarë për palma kur me këto para mund të ishin ndihmuar familje që s’kanë bukë për të ngrënë?

Mund të ishin ulur taksat dhe të mos ishin ulur qepenat, pra mund të ishin bërë gjëra shumë më akute se palmat.

Atyre që thjesht nuk duan të votojnë, ju them mos e harxhoni këtë moment por shkoni votoni. PD ka nevojë për socialistët si partia pro treg që të jetë më sociale por sot PS nuk është sociale po parti oligarkësh.

Nuk do ketë demokratë që do votojnë për Edi Ramën. Do ketë shumë socialistë që nuk do votojnë për Edi Ramën.

Çështja e koalicioneve nuk është çështje ngjyrash, Majko nuk është as piktor si Rama, është çështje vizionesh dhe programesh. PD do ulë taksat, me Ramën do jenë njësoj ose do rriten. Ndaj nuk ka si të ndodh janë dy parti, dy qasje të ndryshme. Nuk janë dy përqasje që mund të shkrihen.

Ju bëj thirrje të votoni masivisht, Po nuk votuat nuk ka ndryshim. Ditën e diel votoni për ekonominë, harrojini pjesët e tjera të cirkut politik! /albeu.com/


Shtuar më 23/06/2017, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori