A është e dëmshme për trupin e njeriut mbushja e dhëmbëve me mërkur?
Një amalgam (mbushje dentare me ngjyrë argjendi) përmban rreth 50 % mërkur.

Në 2013 pati një iniciativë për të ulur përdorimin e mërkurit në mbushjen e dhëmbëve.

Përveç kësaj, një rregullore e BE-së në lidhje me përmbajtjen e mërkurit në mbushjen e dhëmbëve është gati të ndalojë përdorimin e amalgamëve për fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe tek gratë shtatëzëna apo me gji.

Shumë vende kanë marrë masa mbrojtëse kundër përdorimit të mërkurit dentar, përkatësisht Suedia dhe Norvegjia kanë ndaluar përdorimin e amalgameve dentare, ndërsa Japonia, Hollanda, Italia, Finlanda, Estonia dhe Danimarka kanë kufizuar përdorimin e amalgamës dentare në më pak se pesë përqind të mbushjeve të dhëmbëve.

Por mërkuri ende përdoret në pothuajse dyzet e pesë përqind të mbushjeve të dhëmbëve në të gjithë botën, shkruan Shendeti +.

Mbushja e tyre me këtë metal mund të sjellë komplikacione dhe të shoqërohet me probleme shëndetësore. Shkencëtarët kanë bërë një lidhje mes amalgamës me sëmundjen e Parkinsonit, sklerozës, sëmundjeve të veshkave, infertilitetin, humbjen e dëgjimit, problemet kardiovaskulare, rënien e imunitetit dhe çrregullimet autoimune. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori