Kryeministri Edi
Rama, komenton vendimin e SHBA-ve, për shpalljen ‘Non-grata’ për ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush
Dako.
Rama tha se autoritetet amerikane kanë pasur arsyet e veta, teksa shtoi se
Dako ka bërë më shumë se kushdo tjetër për Durrësin.
“Po pra nuk është i dëshirueshëm në SHBA për arsye që i dinë ata. Unë se di. Unë di që
Dako ka bërë për Durrësin më shumë sesa ka bërë njëri.
Ai nuk është më kryetar. Ai është anëtar i PS. PS është familje e madhe, ka nga të gjitha rrugët e jetës. Fajin në këtë sistem e vendos gjykata.
Aspektet morale që kanë të bëjnë me gënjeshtrën e vendos partia. Dhe i thotë gënjeshtarit; ti gënjeve dhe do përjashtohesh”, deklaroi kreu i qeverisë.
Shtuar më 03/10/2019,
ora 23:27