Një studim i kryer nga Instituti Francez i Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor (INSERM) dhe Universiteti i Dijon, krahasoi të dhënat nga më shumë se 89,500 pacientë me
Covid-19 të shtruar në
spital midis marsit dhe prillit dhe mbi 45,800 pacientë të shtruar në
spital për
gripin sezonal midis dhjetorit të vitit 2018 dhe 28 shkurt, 2019.
Rezultatet e studimit u botuan të premten në revistën The Lancet Respiratory Medicine. Raporti tregoi se shkalla e vdekshmërisë është tre herë më e lartë për
Covid-19 në krahasim me
gripin sezonal, përkatësisht 16.9% dhe 5.8%.
Ndërkohë, shtrimet në
spital ishin dy herë më të shpeshta për
Covid-19 sesa për
gripin sezonal me një numër më të madh të pacientëve me
Covid-19 të pranuar në kujdesin intensiv – 16.8% kundrejt 10.8%. Qëndrimet në ICU ishin gjithashtu më të gjata për pacientët me
Covid-19 me një mesatare prej 15 ditësh krahasuar me 8 ditë për
gripin sezonal.
Por studiuesit vunë në dukje se ndryshimi në nivelet e shtrimit në
spital mund të jetë pjesërisht për shkak të imunitetit ekzistues ndaj gripit, ose për shkak të një infeksioni të mëparshëm ose për shkak të vaksinimit.
Catherine Quantin, një profesore në Universitetin e Dijon dhe studiuese për INSERM, theksoi se “ky studim është më i madhi deri më tani duke krahasuar dy sëmundjet dhe konfirmon që sëmundja
Covid-19 është shumë më serioze sesa gripi”.
“Raporti që shkalla e vdekjes nga
Covid-19 ishte tre herë më e lartë sesa për
gripin sezonal është veçanërisht e habitshme kur kujtojmë se sezoni i gripit 2018/2019 ishte më i keqi në Francë në lidhje me vdekjet në pesë vitet e fundit,” shtoi ajo.
Shtuar më 19/12/2020,
ora 09:15