A ekziston mundësia që LSI e PD të bëhen bashkë në Tiranë? Ja çfarë thotë Veliaj (VIDEO)
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për bashkimin e mundshëm të votave në Këshillin Bashkiak mes PD-së dhe LSI-së.
Në këtë mënyrë, Veliaj do të humbiste vendimmarrjen në këshill, por nuri një i Bashkisë shpreson që kjo mos të ndodhë.

“Ajo që unë pres është që qyteti të qeveriset i qetë. Qëllimi im dhe ideja ime është që të ruaj në Këshillin Bashkiak një harmoni në të mirë të qyteti.

Në mbledhjen e fundit edhe disa anëtarë të PD-së votuan pro disa vendimeve. Pra kjo është e rëndësishme që të mos shqyemi me njëri-tjetrin. Uroj që kjo frymë të vazhdoj. Unë do bëjë çdo gjë që kam në dorë që kjo të vazhdojë”, u shpreh Veliaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 21:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori