A e vutë re këtë detaj në dorën e Ramës mbrëmë? (FOTO LAJM)

Edi Rama ishte në një intervistë të siklteshme mbrëmë përballë gazetarit Ylli Rakipi. Vëmendja u përqendrua tek debati mes tyre dhe dalja herë pas here e Ramës nga vetja duke e quajtur median në përgjithësi si "kazan".

Ndërkohë, u vu re që Rama nuk e kishte hequr ende veroren nga dora, ndërkohë që tani në qershor, dallëndyshet kanë ardhur dhe kanë bërë edhe foletë.

Ndoshta Rama nuk ka dalë për të parë dallëndyshen e parë pasi ka qenë mjaft i zënë me fushatën.

Dikush t'a ndihmojë kryeministrin që të mund të heqë më në fund veroren duke i çuar një dallëndyshe në zyrë. /albeu.com/
Shtuar më 20/06/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori