EMRI/ Arrestohet në Rinas anëtarja e grupit kriminal

Një 28 vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar në Rinas.

Arlinda Rama  ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë në lokale nate, në afërsi të shkollave në Tiranë.

Arlinda Rama po kthehej nga jashtë shtetit, pasi ishte larguar një javë para operacionit policor.

Ajo u ndalua pasi Gjykata e e Rrethit Gjyqësor Tiranë kishte lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

E reja ishte pjesë e operacionit të 22 marsit, të koduar “Harta”. Si rezultat 20 persona u arrestuan, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia e Tiranës të akuzuar për shpërndarje të drogës në gjimnaze të kryeqytetit.

Njoftimi i Policisë

Rinas

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës.

Mterialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 25.04.2023 12:20