A e sfidoi Rama sot opozitën? Përgjigjet Ahmetaj
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka komentuar deklaratën e Ramës ditën e sotme.

Ky i fundit tha se mund të futej në zgjedhje të parakohshme pasi e kishte të sigurt fitoren.

Ahmetaj tha se Rama nuk bën sfidë, por bën punën tij.

“Kanë ndjekur mandatet vetë. Me ose pa ndërgjegjen e tyre. Qëllimin e dinë vetë ata. Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jopolitike. Të dalësh në rrugë kur të gjithë presin hapjen e negociatave. Sa herë vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha ata prodhojnë ngërçe atificiale.

Kryeministri nuk bën sfidë, por bën punën tij. Ne po përgatitemi për zgjedhje. Do vish në zgjedhje mbi bazë të një legjislacioni. Hajde në tryezë dhe ta përmirësojmë dhe të bej më transparent procesin. të bërtasësh përtej gardhit: Na vodhën votën. Pse kështu do vijojnë pas 30 vitesh partitë? Zërë mend dhe mos më hajde me sharje. Hajdezgjedhje dhe fito”, tha Ahmetaj për News24./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 18:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori