A e keni parë ndonjëherë Ramën kaq të kontraktuar?! (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi vizitën në një shtëpi në Tiranë për të dalë në televizionin e tij ERTV në Facebook duke dhënë edhe një premtim për subvencionimin e një pjese të shpenzimeve për familjet që kanë fëmijë me diabet.

Por, përtej mesazhit dhe skenografisë së krijuar, ajo që ra në sy ishte parehatia e Ramës dhe sikleti gjatë gjithë qendrimit aty sa dukej se nuk ia kishte haberin se për çfarë kishte shkuar.

Fillimisht ai tenton të hapë një diskutim me vajzën e sëmurë për çështjen e mësimeve, por duket aq i kontraktuar sa e le në mes atë duke kaluar tek i ati.

U desh ndërhyrja e ministres së Shëndetësisë, e cila shpjegoi edhe ndryshimet në buxhet, me anë të të cilave parashikohen edhe subvencionet për familjet në fjalë. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2017, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori