A e ka marrë rrogën stafi i ngushtë i saj? Ja çfarë thotë ministrja teknike e Arsimit
Ministrja teknike e Arsimit dhe Sportit Mirela Karabina ka folur sonte për punën e bërë në rreth dy muaj nga ministrat e rinj, duke nisur nga institucioni që ajo drejton ende edhe pse PS ka fituar zgjedhjet e 25 qershorit.

Ajo foli për stafin e saj, për të cilin tha se nuk kanë pasur komoditetet e duhura për të punuar. “Stafi punonte tek paradhoma, tek zyra e ministres, nuk kishin një dhomë të tyren,” tha Karabina.
Gjithashtu e pyetur nga gazetarja Ola Bruko nëse e kanë marrë rrogën stafi i saj, ajo e mohoi këtë fakt.

“U jam drejtuar organeve kompetente se njerëzit që janë pezulluar nuk mund të firmosin. Kam autorizuar drejtoreshën e ministrisë së financave të gjejë zgjidhje në lidhje me këtë ngërç. Unë kam marrë vesh që rrogat janë firmosur, dhe unë kam kërkuar të di çfarë ka ndodhur se një person i pezulluar nuk lejohet të firmosë.

Stafi i ngushtë i ministres është i papaguar ende, nuk konfigurojnë në datat e caktuara. Më 21 maj , unë kam protokolluar stafin tim, i cili ka punuar në kushte jo normale. Kur shkuam në ministri. Këshilltarët e ministres së arsimit kanë qenë ish-punonjës të ministrisë, dhe dihen që nuk kanë pasur precedentë penalë,” tha Karabina. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2017, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori