Timo Werner larg Chelsea, në garë për gjermanin futet edhe Newcastle

Timo Werner vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Chelsea. Sulmuesi gjerman nuk ka gjetur formën e tij më të mirë te skuadra londineze duke humbur pozicionin e titullarit.

Thomas Tuchel duket se nuk e ka lojtarin në planet primare as për sezonin e ri, duke bërë që Werner të lidhet tani me largimin.

Sipas raportimeve të fundit, Newcastle United i është bashkuar garës për Timo Werner.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Christian Falk nga gazeta ‘Bild’, duke e cilësuar si raportim të vërtetë.

Në garë për Werner thuhet se do të jetë edhe skuadra e Juventus, e cila megjithatë prioritet ka Alvaro Moratan.


Shtuar 26.07.2022 13:18