A e dinit se Edi Rama ka një vëlla rus?!
Pëlqej
Një tjetër deklaratë e pazakontë është bërë rreth jetës private të kryeministrit Edi Rama.

Gazetari i njohur Artur Çani, ishte i ftuar në studion e emisionit "360 gradë" të Artur Zhejit.

Gjatë bisedës ai deklaroi se Edi Rama ka një vëlla Rus, pasi Kristaq Rama ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse.

"Për të gjetur se kush është më afër rusëve nuk duhet të nisemi nga faktorë të jashtëm.

Nëse shohim se u paguan 80 e ca mi dollarë për të dalë në foto me Obamën si çift gay dhe Basha paguan 500 e ca mijë dollarë për të dalë në foto me Trump, diferenca është tek shuma e parave.

Të thuash që Basha do të destabilizojë Shqipërinë

Unë mendoj se Shqipërinë shumë më tepër e destabilizon kokaina, marijuana.

Nuk mund të them që Rama meqë ka një vëlla rus është më afër rusëve se Basha. Kristaq Rama ka një fëmijë në Rusi.

Nëse dokumentet e Partisë së Punës quhen reale merrni dhe lexonin deklaratën e Kristaq Ramës që ka deklaruar se ka qenë i martuar me një ruse dhe ka pasur një djalë.

Por kjo nuk do të thotë se Rama ka lidhje me rusët" – është shprehur gazetari Artur Çani. /albeu.com/


Shtuar më 14/03/2018, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori