A e dinit se Edi Rama jeton me rroge?!
Pëlqej
Albeu.com
Ndoshta nuk ju besohet por Kryesocialisti Rama duket se eshte politikani me i "varfer". Ai nuk ka te ardhura tjera pervec rroges qe eshte rreth 12,000 euro (vit). Interesante apo jo?!Pasuria e deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të partive ka ndryshuar mjaft gjatë vitit 2006 dhe kjo është reklektuar në deklarimet e tyre përkatëse pranë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive. Kështu, kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar për vitin e kaluar këto ndryshime në pasurinë e tij financiare: të ardhura nga paga neto dhe mbledhjet e KRT 1.567.112 lek. Ndërkohë që Rama ka deklaruar si detyrime një kredi me shumë të shlyer 158.408 lek dhe shumë të mbetur 1.539.275 lek. Ndërsa në vitin 2005 të ardhurat llogariten në pagë dhe shpërblim vjetor 1.656.572 lek + 46.000 lek të reja. E ndërsa pasuria e Ramës nuk ka ndonjë shtesë të veçantë, ajo e Gjinushit është majmur në mënyrë të dukshme për shkak të vjeljes së qerave të shtëpive. Konkretisht kryetari socialdemokrat ka deklaruar këtë shtesë pasurie në vitin 2006: kursime 12.900 euro + 10.000 dollarë. Të ardhura nga paga vjetore 1.523.115 lek, të ardhura nga qeraja e banesave 1.620.000 lek + 630.000 lek. Ndërkohë në vitin 2005 të ardhurat e tij kanë qenë: Nga paga vjetore 1.465.269 lek dhe nga qeraja e banesave 1.620.000 lek. Ndërkohë, deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi ka deklaruar këto ndryshime të pasurisë për vitin 2006: shtëpi banimi me sip 150 m2, 150 mijë euro, benz-Mercedes 55 mijë euro, të ardhurat nga paga si deputet 1.451.449 lek, të ardhurat nga biznesi familjar 2.160.00 lek, të ardhurat nga qiradhënia 240 mijë lek. Ndërkohë, Neranxi ka deklaruar si detyrime financiare një kredi për blerje makine tek Tirana Bank 26 mijë euro.
E DJATHTA
Pasuria e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha është majmur mjaftueshëm në vitin 2006. Të ardhurat e tij si ministër kanë qenë 1.907.700 lek, plus pagën si nënkryetar i KRRTRSH 80 mijë lek dhe pagën e bashkëshortes 49.512 euro. Ndërkohë si detyrime, ministri i Jashtëm ka deklaruar qeranë vjetore për banesën 4800 euro, rente për hipotekën e shtëpisë në Hollandë: vlera e shlyer 8771 euro, vlera e mbetur 200.482 euro. Ndërkohë ndryshimet e pasruisë në vitin 2005 janë këto: të ardhura nga paga si ministër 588.180 lek dhe paga e bashkëshortes 12 mijë euro. Ndërkohë, deputeti demokrat Ndriçim Babasi ka deklaruar fitime në pasurinë e tij nga firma “Babasi co” 1.8 milion lek, qera banesash dhe zyrash 2.300 euro + 7.300 euro. Ndërsa në vitin 2005, të ardhurat nga paga si deputet llogariten 1.404.397 lek, fitime nga firma “Babasi co” 772.200 lek dhe fitime nga qeratë e banesave dhe zyrave 4 mijë euro. /g. shqiptare/
Shtuar më 24/11/2007, ora 17:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori