Fiorentina rinovon kontratën me Italianon

Fjalët e Vincenzo Italiano pas rinovimit zyrtar me Fiorentinën janë të pakta por domethënëse. I “përgjuar” nga gazetarët e “Firenzeviola.it” në kthimin e tij në hotel pas telenovelës së gjatë që përfundoi me firmën mbi dokument, kur u pyet për rifillimin më të fortë se më parë ai u përgjigj: “Shkëlqyeshëm, jam shumë i lumtur dhe i kënaqur për rinovimin.”

Italiano ka zgjatur kontratën e tij deri në sezonin 2023-24, me opsion edhe për një vit tjetër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.06.2022 15:59