A e dini se Ilir Meta nuk quhet Ilir Meta?
Pëlqej
Ilir Meta sot president është një ndër politikanët më të suksesshëm në politikën shqiptare.

Por a e dini se Ilir Meta nuk e ka emrin Ilir Meta?

Gjatë leximit të votave për presidentin, në sallën e Kuvendit u shqiptua emri Ilir Metaj.

Fillimisht u mendua si një lapsus i Ulqinit, por në fakt rezulton se politikani që kemi njohur deri tani si Ilir Meta, në fakt quhet Ilir Metaj, pra me një “j” në fund të mbiemrit.

Ky është emri dhe mbiemri me të cilin është i regjistruar presidenti i sapozgjedhur i Republikës së Shqipërisë në Regjistrin e Gjendjes Civile, shkruan Albeu.com.

Meta është i datëlindjes 24 mars 1969, i lindur në Çepan të Skraparit, i biri i Rexhepit dhe Fiqiretes.

Ilir Meta u zgjodh me 87 vota pro dhe 2 kundër President i Republikës pas një votimi që zgjati disa minuta të deputetëve të pranishëm në sallë. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 08:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori