Të gjithë e njohim Ardit Gjebrean i cili tashmë është një
ndër moderatorët më të dashur për publikun, por dimë pak për bashkëshorten e tij.
Ajo quhet
Anila Beko dhe nga miqtë e saj gjithmonë përkufizohet si e sjellshme, dashamirëse, e çiltër dhe plot pozitivitet,
Anila është
ndër të paktët njerëz që të mbushin me shpresë me besim dhe të bëjnë të mendosh se bota është e bukur.
Ndonëse refuzon protagonizmin, bashkëshortja e moderatorit të njohur nuk e shmang dot plotësisht, ndërsa lakohet shpesh në
media, jo vetëm për martesën, por edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë viteve artistit të famshëm.
Megjithatë,
ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në
media për punën e saj,
Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.
Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017,
ora 15:32