A e dini çfarë pune bën gruaja e Ardit Gjebreas? (FOTO LAJM)

Të gjithë e njohim Ardit Gjebrean i cili tashmë është një ndër moderatorët më të dashur për publikun, por dimë pak për bashkëshorten e tij.

Ajo quhet Anila Beko dhe nga miqtë e saj gjithmonë përkufizohet si e sjellshme, dashamirëse, e çiltër dhe plot pozitivitet, Anila është ndër të paktët njerëz që të mbushin me shpresë me besim dhe të bëjnë të mendosh se bota është e bukur.

Ndonëse refuzon protagonizmin, bashkëshortja e moderatorit të njohur nuk e shmang dot plotësisht, ndërsa lakohet shpesh në media, jo vetëm për martesën, por edhe për mbështetjen e madhe që i ka dhënë gjatë viteve artistit të famshëm.

Megjithatë, ndonëse jashtë kamerave dhe pavarësisht faktit që nuk ka folur kurrë në media për punën e saj, Anila është koordinatore produiksioni në “E diela Shqiptare”, ndërsa është në rol drejtues në programin më të ndjekur të shqiptarëve.

Sigurisht, kontributi i saj është i madh në thuajse të gjitha projektet e Arditit, përfshirë këtu edhe festivalin “Kënga Magjike”. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2017, ora 15:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori