A duhet t'u mbyllet dera turistëve nga Kosova, përgjigjet Pipero
Me fillim e sezonit turistik është ndezur dhe debati a duhet të presim tristë nga jashtë, ku këtu theksi bie te qytetarët e Kosovës.

Teksa numri i infeksioneve ditore po pëson rritje, si në Shqipëri ashtu dhe në Kkosovë mjeku i njohur Pëllumb Pipero shprehet se kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero.
Shtuar më 07/08/2020, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori