A duhet të ketë arrestime pas publikimit të përgjimeve?! (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme qytetarët shqiptarë janë pyetur në rrjetet sociale nga gazetari Blendi Fevziu nësë janë dakord për arrestime apo jo pas publikimit të përgjimeve nga bild.

A duhet të arrestojë prokuroria personat përgjegjës pas publikimit të shumë përgjimeve nga Bild? Nga sondazhi, ku derimë tani kanë votuar 17 mijë e 500 votues, 15 mijë kërkojnë arrestime ndërsa pjesa tjetër janë kundër.

Gazeta gjermane “Bild” mbrëmjen e djeshme publikoi 10 audio-përgjime të dosjes “184” të zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016.

Në këto audio-përgjime dalin emrat e ish-ministrit Damian Gjiknuri, ish-ministrit Saimir Tahiri, deputetit Ulsi Manja, deputetit Xhemal Qefalia, ish-shefit të komisariatit Dibër Robert Aga, Ymer Lalës, përgjegjësi i OSHEE në Dibër Bekim Krashi dhe disa personave të tjerë.
Shtuar më 20/06/2019, ora 08:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori