A do t'i dorëzojnë demokratët bashkitë? Basha bën lëvizjen e radhës
Nesër në orën 16:00 kreu i PD-së Lulzim Basha do të mbledhë kryesinë e PD-së, ish deputetët e kryetarët e bashkive të djathta. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në selinë blu.

Në takim pritet të diskutohet lidhur me aksionin opozitar dhe qëndrimin e kryebashkiakëve të djathtë pas rezultatit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Tri ditë më parë, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri u ka kërkuar të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën.

Voltana Ademi kërkoi që Shkodra, por edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.
Shtuar më 11/07/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori