A do ti djegë PD mandatet e deputetëve?!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka shprehet se PD e ka menduar seriozisht djegien e mandateve.

Paloka tha se ideja e djegies së mandateve nuk është vetëm e Berishës apo e Jozefinës, por e gjithë partisë.

“Djegia e mandateve nuk është ide vetëm e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit, por një nga opsionet e shumta që është diskutuar në mbledhjet e grupit parlamentar demokrat”, shprehet Paloka.

Deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se 3 deputetë të maxhorancës nuk po iu ndërpritet mandati sipas Kushtetutës. /Albeu.com/
Shtuar më 06/03/2016, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori