A do të vazhdojë moti me diell gjatë fundjavës? Ja kur pritet të rinisin shirat
Edhe të shtunën e të dielën do t'i gëzohemi motit me diell, deri të hënën kur pritet të nisin shirat sërish. Sipas metereologes së MeteoAlb, Adiola Bani temperaturat do të vijojnë në rritje në fundjavë dhe maksimumi do të shkojë në 18 gradë Celsius në
zonat perëndimore.
"Territori shqiptar sot paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të dukshmë në
zonat malore.
Edhe e shtuna vijon në të njëjtat kushte atmosferike. E diela na
sjell shpeshtim të vranësirave që në orët e para të mëngjesit, dhe gradualisht vranësirat shtohen në gjithë
territorin deri në orët e vona të mbrëmjes por nuk presim reshje.
Përsa i përket temperaturave të ajrit janë rritur sot gjatë mëngjesit, rritja do jetë graduale gjatë masditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 gradë në 18 gradë maksimumi në
zonat perëndimore.
Edhe temperaturat e fundjavës do vijojnë të mbeten të larta.
Fillim java na
sjell rikthim të reshjeve në gjithë
territorin shqiptar, fillimisht në
zonat veriore dhe gradualisht do përfshijnë gjithë
territorin, ku herë pas here do jenë në formë rrebeshi. Fillim-java na
sjell rënie graduale të vlerave termike"
Shtuar më 05/02/2021,
ora 23:54