Fillojnë punët për ndërtimin e Korridorit 8 në Maqedoninë e Veriut

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi, sot, në pikëpagesën Tetovë-Gostivar, do të merr pjesë në fillimin e punëve për ndërtimin e Korridorit 8.

Grubi do të shoqërohet nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi./shenja