A do të shtyhen provimet e maturës? Përgjigjet Besa Shahini
Ministrja Besa Shahini ka komunikuar për shumë prindër dhe nxënës të interesuar për procesin mësimor.

Ndërkohë, ajo cilëson se kanë ardhur shumë pyetje edhe nga maturantët të cilët janë të shqetësuar për shkak të humbjes së 2-javëve të procesit mësimor dhe orëve të mësimit të humbura për shkak të tërmetit të 2019-tës. Pyetjes së ngritur “A do të shtyhet testimi i maturës?”, Ministrja Shahini i përgjigjet:

“Për momentin, nuk kemi asnjë arsye të mendojmë pse duhet të shtyhet. Unë besoj fuqishëm që këto 2 javë, përderisa jemi detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një periudhë shumë e mirë për të përsëritur të gjitha leksionet dhe për të mësuar në mënyrë që të jemi sa më të përgatitur për testin e maturës.

Në mënyrë që t’ju vijmë në ndihmë, kemi kërkuar nga RTSH që të na japë edhe një orar shtesë vetëm për maturantët. Dhe ky orar është ora 13:30-14:30, ku do të transmetojmë leksione të klasës së 12-të të matematikës, biologjisë dhe kimisë, në mënyrë që maturantët të kenë mundësi të thellojnë më tutje aftësitë e tyre në këto 3 lëndë, të cilat konsiderohen edhe si më të vështirat nga vetë ata. Mos harroni, nga ora 13:30-14:30, nga e hëna deri të premten, është edhe një orar shtesë për të gjithë maturantët në mënyrë që të arrijnë të përsërisin disa nga leksionet e klasës së 12-të”.


Shtuar më 14/03/2020, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori