A do të shkarkohet Xhafaj? Basha i jep 48 orë afat Ramës
Partia Demokratike ka vendosur të ndryshojë strategjinë e saj opozitare, menjëherë pas publikimit të përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke nisur nga kjo e martë, demokratët do të ndërpresin marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin, duke marrë pjesë rregullisht në komisionet parlamentare në Kuvend.

Kryetari i PD-Së, Lulzim Basha, në mbledhjen me dyer të mbyllura, ka kërkuar nga deputetët e PD-së të rikthehen në Kuvend dhe të mos lejojnë vijimin normal të komisioneve parlamentare.

Sipas burimeve, demokratët do të kërkojnë vazhdimisht fjalën për procedurë në komisione, duke mos lejuar vijimin normal të diskutimeve, pa pasur një reagim nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shkruan panorama.

Basha ka folur për 48 orë afat për qeverinë për të mbajtur një qëndrim lidhur me skandalin e publikuar nga PD për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

A do të shkarkohet Xhafaj? Kryeministri Edi Rama ende nuk ka një reagim zyrtar mbi këtë çështje por priten zhvillime të rëndësishme në qeveri. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2018, ora 08:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori