A do të rikthehet Jozefina Topalli? Habit demokrati: Nuk është larguar asnjëherë nga PD!
" S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare..."

Hapja e Partisë Demokratike për përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për deputetë të ardhshëm është tema e diskutimit në emisionin e sotëm “Open” në TCh.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, foli për mundësitë e afrimit të Jozefina Topallit në parti, e cila ka qenë një prej personave që ka folur më ashpër ndaj Lulzim Bashës.

“Jozefina është anëtare e Këshillit Kombëtar, siç u larguan mund të vijnë vetë. S’mund të bëhet ftesë, kur për kaq vite ke qenë pjesë e rëndësishme të partisë. Ata janë pjesë e partisë. Është anëtare.

Ka 8 vite që i bëhet kjo ftesë të gjithëve, aq më tepër kur asnjë s’është përzënë nga Partia Demokratike. Unë e quaj hapje kur vijnë njerëz të rinj, që s’kanë pasur poste në PD.

Kemi qenë aq të hapur sa shumë veta kanë dalë e kanë gjuajtur me gurë dhe pse kanë pasur privilegje të mëdha në PD. Jam kundër afrimit të tyre, por i jep të drejtë të propozohen. Janë njerëzit që duhen t’i zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë,- tha Paloka.

Shtuar më 02/07/2020, ora 22:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori