Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira
Rakacolli nuk e përjashtoi mundësinë e një mbyllje të dytë nga pandemia. Sipas Rakacollit, aktualisht
situata në vend është kritike.
“Në sugjerimet që kemi bërë nuk e kemi bërë duke parë eksperiencën e vendeve të tjera por në
përputhje me situatën. Pra, çdo masë që është marrë është marrë në
përputhje me numrin dhe hetimin epidemiologjik, duke analizuar arsyen. Masat janë marrë gjithmonë në
përputhje me nivelin e infektimeve dhe në
përputhje me çka shkenca epidemiologjike sugjeron për ato numra se çfarë masash duhen marr딖 tha
Rakacolli.
Ndonëse pranoi se
situata është kritike,
Rakacolli shton se nuk do ndodh kurrë që të mos ketë vende nëpër spitale.
“
Situata është delikate, por ne vazhdojmë ta kemi nën kontroll. S’do ndodh kurrë që të mos kemi mundësi të shkojmë në spital”- theksoi ajo në Tvsh.
Zëvendësministrja e hodhi poshtë publikimin e Akademisë së Shkencave për arritjen e imunitetit të popullatës dhe sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik po kryen një studim mbi infektimet nga Covid-19.
“Nuk besojmë që kemi arritur imunitetin e tufës. ISHP po bën studim për përqindjen e njerëzve që janë prekur nga Covid-19.”
Shtuar më 16/02/2021,
ora 22:26