A do të pranojë Basha? Jozefina Topalli zbulon kushtin që do e bashkonte me PD
Kryetarja e Partisë "Lëvizja për Ndryshim", Jozefina Topalli thotë se bashkimi i së djathtës është i rëndësishëm por thekson se nuk mund të bëhet me Lulzim Bashën kandidat për kryeministër.

Sipas Topallit, në vend që të ndodhë bashkimi i partive të djathta "ka ndodhur përçarja e të djathtës. PD-së i ka rënë kolonat e shtëpisë".

“Nuk ka gjë më të rëndësishme për mua se të shoh të djathtën bashkë. Ka kohë për ta bërë këtë, nëse do të gjenim një kandidat të pakorruptuar", tha Topalli në ”Top Talk”, duke theksuar se populli ka alternativa më të mira se 3 udhëheqësit e partive kryesore.

Shtuar më 20/01/2021, ora 20:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori