A do të mblidhen 50 mijë firma për të veshur Google kuqezi?
Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët ku që ndodhen kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet t’i tërhiqet vëmendje gjigantit “Google” që në këtë datë t’i dedikojë vendit tonë logon qëndrore të tij.

Peticioni i iniciuar nga, Klajdi Hëna, deri në këto momente është nënshkruar nga 45,767 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Meqedoni, Mali i zi dhe e gjithë diaspora shqiptare. Qe kerkesa e Klajdit, qe tashme eshte edhe e mijera shqiptareve, te merret ne konsiderate nga Google duhet te kete te pakten 50.000 firma. Ndërsa agjencia Mccann Erickson në Tiranë ka bërë përpunimin e logos që shikoni në fotografi. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2012, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori