Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së, priten ndryshime të drejtuesve në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:30 Asamblenë e Partisë Socialiste.

Fokusi i kësaj mbledhjeje mes selisë rozë do të jetë ndarja e detyrave e përgjegjësive për kryebashkiakët e rinj e drejtues të qarkut.

Burime bëjnë me dije se do të ketë një riktheksim nga kryesocialisti se nuk PS nuk do të jetë mburojë e askujt që përballet me drejtësinë. Nuk përjashtohen as ndryshimet në Qeveri, e cila mblidhet një ditë më pas në një takim informal në Tepelenë.

Këto zhvillime vijnë pasi ish numri i dy i qeverisë Arben Ahmetaj po përballet me drejtësinë dhe aktualisht është në kërkim ndërkombëtar.

Përpos tij, në dosjen voluminoze të hetuar nga SPAK ka edhe një sërë eksponentësh politikë. Mazhoranca e sheh këtë si sukses të reformës në drejtësi ndërsa shpesh në retorikën e tyre thuhet se përgjegjësia është personale.

Nga ana tjetër, një tjetër bashki i është bashkëngjitur hartës së ngjyrosur rozë. Kandidati për Rrogozhinën ka fituar për të dytën herë përballë Shkëlqim Hoxhës së ‘BF-së’.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve që u mbajtën për herë të dytë ishte diferenca e thellë e Memollës i cili tha se ka ardhur koha të përvishen mëngët dhe të transformohet Rrogozhina në një qytet elitar.

Asambleja do të pasohet nga një tjetër takim dy ditë më pas. Më 28 dhe 29 korrik në Tepelenë, kryeministri Edi Rama do të mbledh Qeverinë në një takim informal./albeu.com/