A do të largohet Shqipja? Për'puthen bën lajmërimin e rëndësishëm (FOTO LAJM)

"Për'puthen" është një ndër programet më të ndjekura për momentin në televizionet shqiptare.

Fillimisht për shkak të faktit që vajza dhe djem të rinj po njihen në mënyrë romantike përballë kamerave, e së fundmi më shumë prej debateve të zhurmshme në studio dhe historive të pazakonta.

Pas episodit të djeshëm, i cili u shoqërua me deklarata të bujshme, debate të ashpra e largime nga studio, produksioni më në krye Olsa Muhametin, ka marrë një vendim.

Me anë të një njoftimi në story në Instagram, autorja e programit njofton se sot është thyer linja e programacionit sic ishte planifikuar për shkak të ngjarjeve të djeshme, dhe sot është marrë një vendim, i cili do të behët publik në orën 18:20. /albeu.com/




Shtuar më 23/10/2020, ora 16:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori