E pazakontë në Maqedoninë e Veriut! Dekani i fakultetit nuk shpall tender, i futet punës për rinovimin e institucionit

Në një kohë kur në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë Ballkanin tenderat janë kthyer në biznes dhe shpallen për çdo imtësi që një institucion mund të ketë nevojë, dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup ka treguar të kundërtën.

Besfort Idrizi është padyshim një figurë e nevojshme dhe shpeshherë e munguar në institucionet arsimore.Dekani i parë shqiptar i Fakultetit të Arteve Dramatike në Shkup, ka shprehur me vepra përgjegjshmërinë dhe seriozitetin e tij në ushtrimin e detyrës së dekanit.

Në vend se të shpallë tender për rinovimin e sezonal të Fakultetit, Besforti ka “përveshur mëngët” dhe i ka hyrë vetë punës për rregullimin e defekteve të institucionit arsimor.

Me shembullin e dhënë ai ka motivuar edhe kolegët tjerë, të cilët së bashku kanë sjellë rezultatin e kursimit të mjeteve financiare aq të nevojshme për një institucion arsimor, sepse dihet se me çdo tender të shpallur më shumë para harxhohen për të mbushur xhepat se për të kryer punë.


Shtuar 30.08.2023 13:59