A do të ketë reshje shiu? Ky është parashikimi i motit për sot
Pëlqej
Kthjellimet dominojnë të gjithë vendin përjashtuar ekstremin Veriperëndimor gjatë paradites ku do ketë vranësira kalimtare.

Gjatë pasdites vijojnë kthjellimet në të gjithë territorin por vranësira kalimtare shfaqen në ekstremin Verior të vendit. Mbrëmja dhe nata mbeten në kushtet e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me 2- 3°C në të dy ekstremumet termike ditore, të cilat pritet të luhaten nga 0 në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në brigjet detare do të vijojë të ketë dallgëzim të ulët. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori