A do të ketë koalicion PS-PD? Ja çfarë thotë Selami
Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Selami vijon takimet e tij me demokratët e Qarkut të Dibrës.

“Kemi tre humbje të thella rresht, por nëse nuk bëjmë analizë serioze fatkeqësisht do të vazhdojë…sepse është humbje e besimit dhe e shpresës që ne jemi forca progresive në Shqipëri.

Dhe për mua si demokrat por dhe për ju bëhet më e rënde, sepse po na mund e majta trashegimtare partise se punës”, tha Selami.

“Në partinë tonë mungon demokracia. Nëse ne nuk e kthejmë këtë ta shikojmë ku kemi problemin dhe ta kapërcejmë, nuk kemi gjë në vijë. Shikoni listën! Ka mjaft njerëz të nderuar që do kishin fituar edhe vetë neqoftese do kishim një konkurrim të barabartë.

Por është listë jashtë konkurimit, jo legjitime. Është kompetencë e Këshillit Kombëtar, jo e kryetarit. pike…Duhet te fillonte nga ju, ti bënit ju rekomandimet”, tha Selami.

“Duhet ti jepet fund idesë që mund të qeverisim me Partinë Socialiste. Ju po shkoni të bëni koalicion me Partinë Socialiste, ai na mori dhe dyshin me pikturat, na vuri dhe një trëndafil. Jo nuk duhet të jemi bashkë.

Pjesa dërrmuese e elektoralit nuk do që të qeverisë me PS. Unë praktikisht jam kundër kësaj marrëveshje. Unë si model i ri lidershipi nuk dal të them jam kundër, sepse jeni ju këtu, strukturat që beni diskutime dhe sugjerime.

Do mblidhet Këshilli Kombëtar që do vendosë, Grupi Parlamentar por dhe Kuvend Kombëtar. Nuk ka gjë më të rëndësishme sa të ndërrosh strategjine e lëvizjes nga fondamentet e së djathtës ku jemi krenar, që e kemi lënë bosh e jemi rrethuar kuq. Nëse vendos struktura të bëjmë koalicion, unë jam nga ata që jam kunder. Do dorëzoj mandatin edhe pse do jem në PD”, tha Selami.

Kandidati Selami tha se me atë kryetar, Partia Demokratike do të ngrihet drejt vlerave perëndimore dhe tek demokracia e brendshme.
“A mund të ngrihemi? Po, duke mësuar dhe nga tradita jonë më e mirë e të qenurit partia më e suksesshme në gjithë Europën Lindore. Një pjesë e madhe këtu ka kontributin e tyre.

Si? Kemi qenë më demokratikë atëherë se tani ne mbledhjen e strukturave, në marrjen e vendimeve. Pse? Sepse me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë, por dëgjonim partnerët tanë ndërkombëtarë, ata që na kanë ngritur e ndihmuar.

Me tërë mend nuk dinim shumë për demokracinë por kishim idealin dhe donim të bënim një Shqipëri si gjithë Europa. Me tërë mend nuk dinim aq shumë por e donim me tërë mend Shqipërinë sesa karrigen dhe sesa pozitën tonë. Fatkeqësisht dalë nga dalë këto kohë morën fund”, tha Selami. /albeu.com/

Shtuar më 10/07/2017, ora 16:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori