A do të jetë Opozita e bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit?, Basha flet për herë të parë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një interviste në emicioni “Çim Peka Live’’ ka theksuar se opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhjet e Parlamentare që do të mbahen më 25 prill 2020.

Basha theksoi se listat janë thjesht teknikalitete dhe nuk do të lejojnë që shumica e shqiptarëve të cilët duan ndryshimin të privohen nga e drejta për të votuar.

Kryedemokrat u shpreh se edhe para se të ndryshohej Kodi Zgjedhor selia parti do garonte me listën e vet, ndërsa tashmë pas ndryshimeve “opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë aleatët”.

Si do bëhet i mundshëm rotacioni me 25 prill? A ka një rakordancë mes PD dhe LSI se si do të futen në zgjedhje? Teknikisht me një listë apo me dy lista?

Opozita do të jetë e bashkuar në zgjedhje! Opozita është e bashkuar dhe do të paraqitet e bashkuar për t’i dhënë formë dhe përmbajtje aspiratës së shqiptarëve për ndryshim. Për të ndëshkuar dështimin me emrin Edi Rama.

Edhe me sistemin siç ishte para se Edi Rama të fuste duart prapë secili do garonte me listën e vet. Edhe me ndryshimet që ka bërë opozita do të bëjë maksimalizimin e votës së saj me format dhe mënyra që po i çojmë drejtë konkludimit me të gjithë partnerët tanë. Me LSI dhe aleatët e tjerë.

Listat janë teknikalitete dhe ne nuk do të lejojmë që shumica e shqiptarëve që e duan ndryshimin të privohen nga e drejta për të votuar”- u shpreh Basha.
Shtuar më 28/12/2020, ora 21:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori