A do të jetë ai kandidati i opozitës për kryeministër? Përgjigjet Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një intervistë në emisionin “Opinion” konfirmoi se do të jetë ai kandidati për kryeministër i opozitës. “Padiskutim që do të jem unë”, theksoi Basha.

Kryedemokrati tha se vendimi strategjik është për një koalicion opozitar, ndërsa sa i takon vendimeve taktike shtoi se partitë opozitare janë në fund të rakordimeve.

“Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj. Po vjen ora për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe për të vendosur një standard të ri.

Do jenë vendime taktike, për të cilat ne po konsultohemi. Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Jemi në fund të rakordimeve politike, për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik. Të bëjmë të mundur që asnjë votë të mos shkojë kot. Në funksion të këtij qëllimi do shfaqim edhe taktikën tonë”, tha Basha.

I pyetur nëse i duket afër pushteti Basha tha se zgjedhjet e 25 prillit janë një referendum për ndryshimin, dhe sfida e tij dhe e opozitës është t’i japë formë këtij ndryshimi.

“Opozita, PD, ne jemi në këtë qasje jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një udhëkryq ku shqiptarët do të vendosin. Sfida për opozitën dhe mua personalisht është ta konturojmë këtë ndryshim.

25 prilli është një referendum për ndryshim. Sfida e PD, e opozitës së bashkuar është t’i japim formë, thelb dhe kontur ndryshimit”, tha ai
Shtuar më 14/01/2021, ora 21:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori