A do të japë dorëheqjen Basha nëse humbet në zgjedhjet e ardhshme?
Pëlqej
Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Studio e Hapur në News 24, i ka dhënë përgjigje pyetjes në lidhje me ndryshimet në statut dhe nëse do të përfshijnë edhe dorëheqjen e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Basha u shpreh se synim mbetet fitorja.

“Sa i përket mos mbledhjes së Këshillit Kombëtar është vazhdimi i një tradite që duhet të ndërprehet në fakt. Anëtarë të Këshillit janë të gjithë kryetarët e grupeve. Ndonëse Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kuorumi është marrë.

Ndryshimet në statut nuk kanë si synim largimin e kryetarit, por fitoren e zgjedhjeve. Kryetarët nuk mbahen me zor në krye të partisë.

Basha gjithashtu foli rreth figurave të njohura që u lanë jashtë listës së kandidatëve për deputetë në PD, duke theksuar nevojën për bashkim.

Moderatorja Eni Vasili i citoi Bashës pohimin e Arben Imamit, i cili pyet kreun e PD: “Përse nuk kishim nevojë për bashkim para disa muajsh por kemi sot”.

Lulzim Basha: Bashkimi s’mund të jetë fizik, duhet një bashkim shpirtrash, një bashkim moral. Unë e kuptoj që ka njerëz të lenduar. Nëse bashkimi është që do të jenë në grupin parlamentar, s’ do të bashkohemi kurrë.

Eni Vasili: Nuk jeni penduar?

Unë reflektoj për gjithçka. Një ndër vendimet më të vështira ka qenë ai për listën e grupit parlamentar.

Lutfi Dervishi: Si shfaqet reflektimi për ketë listë?

Unë kam parasysh që për PD-në kjo është hera e fundit që kryetari i PD-së bën listën e deputetëve. Lista e ardshme do të dalë nga anëtarësia e PD-së. Kjo është garancia për ata që janë lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2017, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori