A do të hyjë Basha në zgjedhjet e 13 tetorit? Si përgjigjet Meta
Presidenti i vendit Ilir Meta, pasi ka argumentuar se përse ka zgjedhur datën 13 tetor për zgjedhjet vendore i është përgjigjur interesit të medias, nëse ka marrë garanci se opozita do të futet në zgjedhje në vjeshtë.

“Duhet t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime si president i republikës dhe si i vetmi institucion në kushtetutën e vendit është të jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e procesit, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i gjithë forcave politike anëtarësimi në BE të sillemi në mënyrë evropiane, në këto orë, ditë dhe pak muaj që kanë mbetur”- tha Meta, duke shtuar se ajo që është e sigurt, në bashkitë e vendit nuk do të ketë vetëm një kandidat.
Shtuar më 27/06/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori