“Do të lidh pas makine”, kërcënohet me jetë, reagon Çun Lajçi: M’shau fëmijët n’djep…

Aktori i mirënjohur shqiptar, Çun Lajçi është përballur ditët e fundit me një situatë dashakeqëse në rrjetet sociale. Ai është kërcënuar në Facebook. e anë të një postimi në Facebook, Lajçi ka bërë publike mesazhet duke paralajmëruar se do t’u drejtohet autoriteteve policore për padi.

Por një artisti si Çun Ljaçi nuk e la as këtë situatë pa përcjellë një mesazh, për kombin, për njerzillëkun.

Postimi i plotë:

Me shamje nuk shtohet kombi!
Jam dalë n’çarrshi e po e kërkoj nji trim me ba sevap me mua!
Trimin fjalë madh po e kërkoj, ate që m’shau fëmijët n’djep e m’çoi fjalë se ka me m’lidhë si qenin mbas kerrit e ka me m’ngreh zhag, rrugëve t’atdheut.
__Por s’e mora vesh, cilit atdhe, se ai i paska dy: Kosovën e braktisun e Evropën e gjetun!
E bleva edhe konopin, se thashë, mos nuk i ka qëllua trimit me vete, e bjen n’hall me qafën time t’hollë, e s’ka me çka me lidhë të bytha e benzit!
Ju e dini se artisti nuk mban kravatë me kapë si kalin për kërpeshi e me lidhë n’hu! As kaçurrela s’kam si dikur, me pasë ku me m’kap trimi i mërgimit!?
Jo nuk po tallem, por po e flas t’vërtetën. N’qytet jam tue bredhë që t’më shohin se kujtojnë se jam futë n’birën e minit e hjekin keq me m’gjetë.
Jam tue i kërkua trimat, që kur shkrueja: Hashimi asht UÇK-ja ma rrehnin krahun e m’thonin: Ashtu artist, ti je ndera e kombit! Shkruej e mos hesht!
Çka po han? Çka po pin?
Por kur shkrova se Gjenerali i Dukagjinit asht hero i gjallë, ata t’parët ma kthyen shpinën e m’thanë, merru me art sa s’ti kemi zbutë brijtë, se nuk t’ka hije me folë për politikë!
Tash edhe i pari edhe i dyti po duen me m’vjerrë n’konop, që thashë mos e përbijni Albinin se keni çka me përbi përtej Ibrit!
Po!
Jam dalë n’Çarrshi me konop samari e po i kërkoj trimat me m’lidhë mbas xhipave t’zi e me m’kurtalisë, se nuk ndërtohet atdheu me kërcnime, hajni e mashtrime!
Me shamje nuk shtohet kombi as nuk pastrohen yzderhanet!
Rrugëve t’Prishtinës,07.11.2022