A do të dorëhiqet nëse përgjimi i Xhafajt është fals? Flet Basha
Në këto momente në Tiranë po zhvillohet protesta e opozitës e cila kërkon "kokën" e Fatmir Xhafaj dhe Edi Ramës.

Kjo protestë u lajmërua pas publikimit të audio përgjimit ku "vërtetohej" sipas opozitës përfshirja e Agron Xhafajt në trafikun e lëndëve narkotike.

Por vëllai i tij, ministri i brendshëm ka deklaruar se audiopërgjimi nuk është i vërtetë dhe nëse vërtetohet e kundërta do të japë dorëheqjen.

Xhafaj gjithashtu deklaroi se nëse audiopërgjimi është i montuar duhet që Basha të japë dorëheqjen.

Por a do t'a bënte këtë lëvizje të madhe Lulzim Basha?

Pyetur sot nga gazetarët përpara turmës së protestuesve, Basha tha se kjo është përgjigja më e mirë që mund të merrte ministri, pra përmes kësaj proteste.

As po e as jo, ndoshta dhe vetë kryetari i Opozitës ka dyshime në lidhje me vërtetësinë e audiopërgjimit. /albeu.com/


Shtuar më 26/05/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori