5 raste të reja me koronavirus në Greqi, njëri në gjendje të rëndë

Ka shkuar në 89 të prekurit nga koronavirusi në Greqi, ndërkohë janë zyrtarizuar 5 raste të reja.

Këto janë katër kontakte të ngushta të çështjeve të konfirmuara tashmë dhe një rast i importuar nga Londra.

Gjithashtu, siç u bë e ditur, gjendja shëndetësore e 66-vjeçarit të shtruar në ICU të Spitalit Universitar Rio është përkeqësuar ndjeshëm dhe është kritike.

Me shqetësim të veçantë për shkencëtarët është zbulimi i fundit i katër rasteve “jetime” në Athinë.

Për katër rastet me origjinë të panjohur asnjë histori ekspozimi nuk është dokumentuar, ndërsa procesi i hetimit epidemiologjik dhe gjurmimit të kontakteve të tyre është duke vazhduar nga ESA.

Qeveria ka marrë masën të mbyllë të gjitha institucionet arsimore


Shtuar 10.03.2020 15:59