A do të dënohen shqiptarët për meme? Rama: Nuk ka asnjë shans!
Kryeministri Rama pas deklaratave të shumta lidhur me ndryshimet në Kodin Penal që përfshijnë burg edhe për postimet në Facebook.

Rama shkruan në Twitter se nuk ka asnjë shans që të dënohen memet me Kod Penal.

"Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar!

Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit?

Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka!"- shkruan Rama. /albeu.com
Shtuar më 03/12/2020, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori