A do të arrestohet sot Saimir Tahiri? Llalla thyen heshtjen (VIDEO)
Pëlqej
Ditën e sotme në orën 11:00 pritej të zhvilloheshin arrestime të rëndësishme në vend duke u bazuar në ngjarjet e fundit si dosja e Habilajve në Itali dhe kapja e 4.5 tonëve drogë në Vlorë.

Por si duket kjo nuk do të ndodhë! Adriatik Llalla në një intervistë të shkurtër për mediat në Vlorë, ka deklaruar se në varësi të hetimeve që po kryhen do të bëhen edhe arrestimet, shkruan albeu.com.

Kryeprokurori zbardhi njëherë e mirë nëse ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të arrestohet apo jo sot? Dhe përgjigja ishte, sot jo por në varësi të hetimeve.

Përveç Tahirit, lëvizje të mëdha priten në polici dhe ushtri, pasi dosja Habilaj prej 460 faqesh ka zbardhur skandalin se si policia në bashkëpunim me ushtrinë dhe politikën kontrollojnë drogën në Shqipëri. /albeu.com/

Shtuar më 19/10/2017, ora 12:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori